Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale. Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi VI i vëzhguesve me 840 vëzhgues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke u mbështetur në rekomandimin e ZRPP-së anuloi akreditimet si vëzhgues të Zgjedhjeve Lokale për 23 persona. Drejtoresha e ZRPP-së, Miradije Mavriqi bëri të ditur se duke u bazuar në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme asnjë person nuk mund të shërbej si vëzhgues zgjedhor nëse është kandidat për post zgjedhor në Kosovë.
Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është rreth 32 mijë e 500.
Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi slloganin e Zgjedhjeve Lokale 2017, i cili është: “Për komunën tënde. Voto”