Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Akreditohen rreth 22 mijë vëzhgues për zgjedhje lokale

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë akredituar 21 mijë e 754 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve lokale.

Ne mesin e vëzhguesve të akredituar deri tash janë edhe vëzhguesit nga Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve emëroi edhe Anëtarët e Këshillave të Vendvotimit në 38 komunat e Kosovës, të cilët do të angazhohen në Ditën e Zgjedhjeve në 899 qendra të votimit me gjithsejtë 2 mijë e 505 vendvotime, raporton KTV.

Ndërsa numri i zarfeve që u janë dërguar votuesve jashtë Kosovës është: 10 mijë e 476, aq sa janë votues të regjistruar suksesshëm në periudhën e aplikimit për regjistrim.

Edhe në këtë mbledhje u potencua që sfidë për këtë komision mbetet edhe më tej edukimi i votuesve.