Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Skenderaj pa të prekur me Covid-19, qytetarët thonë se po respektojnë masat

Qytetarët e Skënderajt janë duke i respektuar masat e kërkuara e edhe në orët kur lejohet lëvizja, qytetarët nuk janë parë duke lëvizur në numër të madh.

Kjo komunë vazhdon të mos e ketë asnjë të prekur me COVID-19.

E, kjo situatë, sipas kryetarit Bekim Jashari, është falë bashkëpunimit të qytetarëve me institucionet, transmeton KOHA.

Pas mbylljes së shumë bizneseve për shkak të pandemisë, disa prej tyre janë rihapur, por për këtë veprim janë ndëshkuar nga Inspektorati komunal.

Në mesin e bizneseve të ndëshkuara ka edhe të tilla që kanë shfrytëzuar situatën për të ngritur çmimet.

Edhe Skenderaj pa dekorim të qytetit për festat e fundvitit Arbëri Skenderaj pa dekorim të qytetit për festat e fundvitit

Ndërsa disa banorë të kësaj komune thonë se po mundohen që maksimalisht t’i respektojnë masat.

Komuna ka ndarë rreth 150 mijë euro për t’u përballur me pandeminë.