Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Skenderaj, komuna që ende funksionon me rregullore të UNMIK-ut

Statuti i Komunës së Skenderajt ende ka përmbajtje të rregulloreve të UNMIK-ut.

Deri më tash udhëheqësit komunalë kanë punuar në bazë të kësaj rregulloreje, pa bërë ndonjë përpjekje për ndryshimin e saj.

Në qeverisjen aktuale është provuar disa herë që të bëhet plotësim-ndryshimi i kësaj rregulloreje, mirëpo nuk e ka pasur votën e Asamblesë komunale.

Në bazë të kësaj rregulloreje, komuna duhet të ketë vetëm 7 drejtori, e që nga 2008-ta, Komuna e Skenderajt ka funksionuar me 9 sosh.

Por, nga dega e LDK-së në këtë Komunë thonë se është i domosdoshëm ndryshimi i këtij statuti, porse nuk është votuar në asamble për inate politike.

Nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal thonë se kjo komunë duhet të bëjë plotësim-ndryshimin e statutit.

Edhe Skenderaj, komuna që ende funksionon me rregullore të UNMIK-ut Video Skenderaj, komuna që ende funksionon me rregullore të UNMIK-ut

Ata inkurajojnë drejtuesit komunalë të vazhdojnë të përpiqen që t’i bindin asamblistët dhe ta votojnë statutin e ri.

Ndryshe, kjo komunë statutin e ka të miratuar në vitin 2008.

Baza ligjore e nxjerrjes së statutit është në nenin 124 të Kushtetutës dhe Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.