Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deçani mbetet ende me Statutin e UNMIK-ut

Ndryshimi dhe plotësimi i Statutit të Komunës së Deçanit, përfshirë edhe ndryshimin e logos së kësaj komune, nuk kanë kaluar të hënën në Kuvendin Komunal, pasi nuk e kanë votuar për miratim dy të tretat e këshilltarëve, sa nevojitej për ta kaluar këtë pikë të rëndësishme të rendit të ditës.

Për miratim kanë votuar 17 këshilltarët e subjektit të AAK-së që përbëjnë shumicën në KK të Deçanit, prej gjithsej 27 këshilltarëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Për miratimin e ndryshimit dhe plotësimit të Statutit të Komunës nevojiteshin 18 vota, por asnjëri prej këshilltarëve të subjekteve të tjera të përfaqësuara në KK nuk e plotësoi votën e munguar. Legjislacioni i ri i KK të Deçanit, përveç 17 këshilltarëve të AAK, përbëhet edhe prej 5 këshilltarëve të LDK-së, 3 të PDK-së dhe 2 të LVV-së.

Votimi i ndryshimit të statutit nuk është bërë fare në takimin e rregullt të Kuvendit të mbajtur të hënën, nëse ishte miratuar kërkesa e opozitarëve në fillim të takimit, që kjo pikë të hiqej nga rendi i ditës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)