AAK-ja pas zgjedhjeve lokale të 22 tetorit, mbetet subjekti dominues në Deçan, e cila që nga viti 2007 e ka qeverisur e vetme këtë Komunë. Edhe në mandatin e ardhshëm 4- vjeçar AAK-ja do të qeverisë vetëm Deçanin.
Madje për dallim nga zgjedhjet e kaluara të vitit 2013, AAK-së i është rritur numri në KK për 4 këshilltarë. Në zgjedhjet e vitit 2013 në koalicion me LDD-në, AAK-ja kishte grumbulluar 7 mijë e 170 vota (48,83%), që i kanë sjellë 13 vende në KK, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë 22 tetor, sipas rezultateve ende të pa certifikuara nga KQZ-ja, me 9 mijë e 31 vota (59,97%) të fituara, AAK-ja ka siguruar 17 vende prej 27-ve sa janë për t’u ndarë në KK të Deçanit. Për dallim nga rritja e AAK-së, disfatën më të madhe si subjekt në Deçan e ka pësuar LDK-ja, e cila në këto zgjedhje ka pasur 1 mijë e 859 vota më pak se në zgjedhjet e para 4 vjetëve.
Kjo rënie në vota nga 4 mijë e 532 (30,86%), sa kishte në vitin 2013, në 2 mijë e 673 vota (17,75%) në zgjedhjet e tashme, i kanë shkaktuar LDK-së humbjen e 4 vendeve në KK. Prej 9 këshilltarëve, që kishte mandatin e fundit, bie në 5 sa do t’i ketë në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar.
Dy subjektet e tjera që do të jenë pjesë e KK-së, PDK-ja dhe VV-ja, kanë mbetur në numrat e njëjtë të këshilltarëve që kishin edhe mandatin e kaluar, 3 më saktë 2 këshilltarë, por që njëra ka pësuar rënie ne përqindje të votave të fituara, e tjetra ka shënuar rritje. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, PDK-ja, si subjekti i tretë në këtë komunë, kishte 1 mijë e 854 vota, apo 290 vota më shumë se zgjedhjet e tashme 1 mijë e 564 (10,39).
Për dallim nga rënia e PDK-së në këtë komunë, LVV-ja është rritur për 70 për qind, krahasuar me votat e fituara në vitin 2013. Mirëpo, me gjithë këtë rritje nga 799 vota (5,44%) sa kishte para 4 vjetëve në 1 mijë e 345 vota (8,93%), LVV-ja aktualisht ka serish vetëm 2 vende, ndonëse pas numërimit të votave të diasporës në këtë subjekt shpresojnë se do t’u shtohen edhe vota të tjera të nevojshme për vendin e tretë në KK, e që do të mund t’i kushtonte AAK-së me një vend. Ndërsa subjekti Nisma për Kosovën me vetëm 154 vota (1,02%) nuk ka arritur që të siguronte as një vend në KK... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.