Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka ujë të pijshëm për banorët e Hanit të Elezit

Ky është sistemi i ujit, me të cilin furnizohet më shumë se gjysma e Hanit të Elezit.

Banorët ankohen se uji që vjen nga ky sistem nuk është i pijshëm e rrjedhimisht i detyron që të gjejnë alternativa tjera për konsum të ujit, raporton KTV.

Por problemet e banorëve të Hanit të Elezit nuk përfundojnë me kaq. Sa herë që ka të reshura shiu, uji në rubinetet e tyre është i përzier me baltë.

Periudha e pastrimit të kësaj gjendjeje zgjat deri në 5 ditë e që këtyre të fundit iu duhet të blejnë ujë për t’i kryer të gjitha nevojat higjienike.

Ndërkaq, kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, thotë se uji i pijshëm do të mund të përdoret brenda muajve të ardhshëm, pasi që tashmë është gjetur zgjidhja për këtë problem.

Përndryshe, banorët e kësaj qyteze përballen me këtë problem qe nga viti 2010.

Artikuj të ngjashëm