Banorët e Hanit të Elezit vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit të pijshëm, derisa sistemi i rrjetit të ujësjellësit nuk po menaxhohet nga askush, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për ndërtimin e rrjetit Komuna së bashku me donatorë të ndryshëm kanë investuar qindra e mijëra euro, mirëpo menaxhimi i ujësjellësit nuk është marrë nga kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni” me arsyetimin se projekti nuk është finalizuar sipas standardeve.
Rreth kësaj çështjeje kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka debatuar mjaft gjatë në një takim me anëtarët e Komisionit këshillues të konsumatorëve shfrytëzues të ujit të rajonit të Ferizajt. Ai ka njoftuar se ky komision është zotuar për t’i bërë presion Zyrës rregullative për ta marrë në menaxhim ujësjellësin e Hanit të Elezit, kurse KRU ”Bifurkacioni”, ka njoftuar se kjo çështje do të rregullohet në një të ardhme të afërt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)