Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prej 3 vjetësh zvarritet projekti i ujësjellësit në Han të Elezit

Prej më shumë se 3 vjet po zvarritet finalizimi i projektit të ujësjellësit në qytezën e Hanit të Elezit, megjithëse shpeshherë organizata zvicerane “Community Development Iniciatives –CDI” dhe kompania Rajonale e Ujësjellësit “Bifurkacioni”, disa herë kanë paralajmëruar përfundimin e tij.

Sipas zotimeve të fundit nga këto dy institucione, për finalizimin e këtij projekti është përcaktuar data 30 qershor e këtij viti, mirëpo një gjë e tillë nuk është përfillur, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka kritikuar këto dy institucione për keqmenaxhim me paratë e projektit. Ai ka thënë se ky projekt do të vazhdojë të zvarritej edhe më tej derisa donatori (CDI) dhe “Bifurkacioni” nuk kanë treguar seriozitet për finalizimin dhe menaxhimin e projektit.

“KRU “Bifurkacioni” dhe CDI-ja zvicerane kanë garantuar se me 30 qershor të këtij viti do të përfundojë projekti i ujësjellësit në këtë komunë.

Ndërkaq, qytetarët e kësaj komune gjatë vitit të kaluar kanë deponuar dhjetëra kërkesa dhe ankesa shkaku i mungesës së ujit të pijshëm. Sipas qytetarëve, autoritetet komunale duhet t’u bëjnë presion institucional kompanisë “Bifurkacioni” dhe organizatës CDI që ta finalizojnë projektin e ujësjellësit. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)