Ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Ibërhysaj, ka bërë të ditur, se sipas të dhënave të deritashme zyrtare, nuk ka qytetarë të Kosovës në mesin e të vrarëve apo lënduarve nga sulmi në Pragë.
Një student të enjten pasdite vrau 14 studentë të tjerë në një sulm në Universitetin e Pragës e dhjetëra të tjerë janë plagosur.
"Për fat të mirë, sipas të dhënave të deritanishme zyrtare nuk ka qytetarë të Kosovës në mesin e viktimave dhe të lënduarve”, ka thënë Ibërhysaj për KOHËN.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se në momentin e marrjes së njoftimit për sulm, Ambasada ka kontaktuar me profesorë dhe studentë të seksionit të gjuhës shqipe në këtë Fakultet, të cilët ndodheshin në të njëjtën ndërtesë ku ndodhi sulmi.
Edhe sulmuesi është gjetur i vdekur. Policia ka deklaruar se sulmuesi është inspiruar nga masakra të ngjashme që kanë ndodhur jashtë vendit. Policia ka thënë se sulmuesi ishte një 24-vjeçar nga një fshat 21 kilometra nga Praga. Edhe babai i sulmuesit është gjetur i vdekur më herët sot.
Ky sulm nga Policia nuk është lidhur me terrorizëm ndërkombëtar.
-
Osmani reagon pas dy sulmeve vdekjeprurëse në Kanada
-
BE-ja kërkon të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë, por nuk ndëshkon ata që e mohojnë
-
Nëntë të vrarë nga një sulm rus në Ukrainë, përfshihet në flakë një katedrale historike në Kiev
-
17 policë të lënduar në protestën studentore në Serbi, Vuçiq: Është e mundur të jap dorëheqje
-
Kurti: Krimet e Serbisë nuk harrohen, po sigurohemi që asnjë brez të mos e përjetojë më terrorin