Policia në Çeki ka konfirmuar se vrasësi i 14 personave të enjten ka vrarë veten pasi ka parë se policët po e rrethonin nga të gjitha anët.
Të premten, Policia ka mbajtur konferencë për media ku ka shfaqur pamje nga kamerat.
Ajo ka thënë se studentët kishin barrikaduar veten nëpër dhomat e universitetit dhe se iu deshtë të shkonte dhomë më dhomë që t’i nxirrte.
“Krijuam një korridor të sigurt dhe përmes korridorit të sigurt, të gjithëve iu tha të dilnin jashtë”, kanë thënë zyrtarët.
Më tej është thënë se 15 persona në total vdiqën – 14 u vranë dhe vrasësi që vrau veten.
25 u lënduan, tre prej të cilëve të huaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Vrasësi në Çeki la një letër para vetëvrasjes, rrëfeu se kishte vrarë një foshnjë në pyll
-
Sllovakia arreston një person që kërcënoi se do të bënte sulm të ngjashëm me atë në Pragë
-
Çekia në zi
-
Sulmuesi në Universitetin e Pragës veproi i vetëm
-
Vrasësi i Pragës dyshohet se kishte lidhje edhe me dy vrasjet që ndodhën javën e kaluar