Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

S’ka kuorum për votim për ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë

Në mungesë të kuorumit, Kuvendi i Kosovës nuk arriti që në seancën e sotme ta miratojë në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zyrtarët publikë, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.08/L-128. Në votim morën pjesë vetëm 59 deputetë.

Derisa mazhoranca e mbështeti këtë projektligj, kritik dhe kundër ishin deputetët opozitarë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi tha se ky projektligj ka për qëllim përmbushjen e objektivit kryesor për një administratë profesionale dhe të përgjegjshme në pajtim me standardet më të mira.

Kritik për këtë projektligj u shpreh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, i cili tha se kjo nismë legjislative është e çuditshme dhe antikushtetuese.

Sipas tij, me këto veprime po tregohet se pushteti po bën gjithçka për të shkatërruar administratën shtetërore.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri se ky projektligj nuk rregullon pozicionin e zyrtarit publik, por është ligj që rregullon pozicionin politik dhe partiak në nivel të lartë.

Edhe Pushteti e opozita përplasen për ligjin për zyrtarët publikë Arbëri Pushteti e opozita përplasen për ligjin për zyrtarët publikë

“Kuvendi i Kosovës po e bën një histori që nuk ka ndodhur deri më tani dhe ajo histori nuk është e faqes të bardhë, por e faqes së zezë për secilin deputet. Sot në seancë të jashtëzakonshme po e trajtojmë një ligj, i cili është i kontestuar në Gjykatën Kushtetuese dhe për të cilin pritet të Gjykata Kushtetuese ta merr një vendim që ta kundërshtoj apo miratoj. Sot ka ardhur një amendamentin i ligjit që është për zyrtarët publik, i cili në esencë nuk është ligji për rregullimin e pozicionit të zyrtarit publik, por është ligji për rregullimin e pozicionimit politik dhe partiak në nivel të lartë“, tha ai.

Akuza për partinë në pushtet hodhi edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili. /KP