Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, ka bërë të ditur se këtë vit do të pranohen katër mijë studentë. Ai shtoi se rreth 65 për qind pranohen studente për shkak se gjinia femërore aplikon më shumë, ndërsa pjesa tjetër gjinia mashkullore.
“Këtë vit do të pranohen katër mijë studentë dhe zakonisht ne i ndajmë varësisht prej konkurrencës gjinisë femërore ose mashkullore. Ne bazë të praktikës diku rreth 60 deri 65% pranohen studente për shkak të konkurrencës dhe pjesa tjetër për studentë”.
Sfishta theksoi se nuk ka rritje të çmimeve për studentë, duke shtuar se çdo vit ka përmirësim të kushteve e pasurim të menysë.
“Çdo vjet ka përmirësim të kushteve. Në bazë të planifikimeve tona ne bëjmë investime që shkojnë shërbim të rritjes së kushteve. Edhe menyja pasurohet çdo vjet në bazë të kërkesave të studentëve. Çmimet janë të njëjta. Totali është 35 euro. 15 euro për mensë dy racione në ditë për një muaj dhe 20 euro për strehim në konvikt”, shtoi.
Mes tjerash, ai potencoi se janë në fazën përfundimtare të investimeve, duke theksuar se në shumicën e konvikteve kanë bërë riparime. /EO
-
Hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte
-
Konvikti i mbyllur, studentët paguajnë çdo ditë për udhëtim
-
Rreth 200 studenteve iu refuzua aplikimi për bursë 1000-euroshe
-
Bursa për nxënësit me rezultate të mira që zgjedhin profile deficitare
-
Hapet aplikimi për studentë për shtesat prej 100 eurosh