Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Situatë më e mirë për komunitetin LGBTI në Kosovë”

Lendi Mustafa, aktivist dhe pjesë e komunitetit LGBTI tha se sot për dallim prej viteve të kaluara, është një situatë shumë më e mirë.

“Kjo është falë atyre që shumë vite më parë kanë kontribuar për këtë komunitet, e që ndoshta nuk kanë dalë publikisht por e kanë bërë këtë situatë që ne jemi sot. Unë kam folë se kom pas nevojë me dëgju edhe dikë tjetër t’u fol”, ka thënë ai.

Blert Morina përmendi një prej rasteve ku mungesa e identifikimit të qartë në dokumente i shkaktoi atij probleme gjatë kontrolleve kur po qëndronte në SHBA.

Ai e përmendi si një rast tejet të sikletshëm kur gjatë çdo kalimi i duhej të bënte kontrolle të detajizuara.

“Kam qenë në Amerikë dhe sa herë më është dashur të kaloj kontrollat më është dashtë kontrolla të detajuara. Më ka ndodh në Amerikë. Në momentin e parë që dokumentet nuk janë në përputhshmëri me pamjen fizike patjetër që do të ketë kontrolle të detajizuara”, shpjegoi ai.

Morina theksoi se pamundësia e qytetarëve që të lëvizin jashtë Kosovës ua bën atyre të pamundshme me pa diversitetin jashtë Kosovës.

“Nëse jo sulme fizike, të paktën kërcënime ki me pas”, ka thënë ai.


Blert Morina flet për refuzimin për ndryshim emri dhe gjinie

Aktivisti i komunitetit LGBTI, Blert Morina, i ftuar në Rubikon të KTV-së foli për refuzimin që iu bë për ndryshim të emrin dhe gjinisë.

Morina, i cili është në fazë të tranzicionit, shpjegoi se shumë shpejt pamja e tij do të ndryshoj krejtësisht dhe ai do të ketë probleme madje të kaloj edhe kufirin e Kosovës.

“Sa herë që më është dashtë me shku në bankë me nxjerrë një kartelë, dukja fizike nuk ka qenë në përputhshmëri me dokumentet. Kanë mendu që po falsifikoj. Unë jam në tranzicion dhe dukja ime fizike shumë shpejt do të ndryshoj dhe kjo do të jetë problem edhe më i madh pasi unë do të kem probleme edhe të dalë jashtë Kosovës”, ka thënë Morina.

Avokatja e tij, Rina Kika tha se nuk ka pasur një argument konkret se pse është refuzuar kërkesa. Ajo përmendi se ka dëgjuar të ketë pasur edhe raste të tilla edhe më herët ku kërkesa është bërë për korrigjim të emrin dhe me arsyetimin e ndërrimit të gjinisë.

Blert Morina e dorëzoi kërkesën për ta ndryshuar emrin në çertifikatë të lindjes, letërnjoftim dhe pasaportë, nga ‘Blerta’ në ‘Blert’, si dhe për ta ndryshuar gjininë nga F (Femër) në M (Mashkull). Këtë kërkesë ai e bëri muajin e kaluar tek Zyra e Regjistrit Civil në qytetin e tij të lindjes, në Gjakovë.

Ai u informua nga Drejtorati për Punë të Përgjithshme Administrative brenda Zyrës së Regjistrit Civil të Gjakovës, se kërkesa e tij ishte refuzuar. Ky vendim u lëshua pas një rekomandimi negativ nga Komisioni brenda Agjencisë së Regjistrit Civil, një organ brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme i cili ka për detyrë të bëjë rekomandime për kërkesa.

Artikuj të ngjashëm