Blert Morinës, Gjykata Themelore e Prishtinës i ka dhënë të drejtë në ndërrimin e gjinisë në dokumentet e identifikimit.
Vendimi i plotfuqishëm i kësaj gjykate u bë pas përgjigjes refuzuese që kishte marrë pala nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë dhe nga Agjencia e Regjistrit Civil, raporton KTV.
Atëkohë Morina kishte kërkuar nga Zyra e Gjendjes Civile në Gjakovë që t’i ndërrohej emri nga Blerta në Blert dhe shënuesi i gjinisë nga gjinia femërore “F”, në shënuesin e gjinisë mashkullore “M”, por që ishte refuzuar nga kjo zyrë.
Pas refuzimit, Morina përmes avokatit kishte bërë padi duke kërkuar që t’i njihet ligjërisht identiteti i tij gjinor.
Në aktgjykimin fitues të Gjykatës thuhet se Drejtoria e Administratës së Përgjithshme e Komunës së Gjakovës, obligohet që paditësit t’ia bëjë korrigjimin e emrit personal nga Blerta në Blert dhe ndërrimin e shënuesit të gjinisë nga “F” në “M “ashtu që të evidencohet në Regjistrin Qendror të Gjendjes Civile.
Derisa avokatja e këtij rasti, Rina Kika, tregon arsyet në të cilat është bazuar Gjykata në marrjen e këtij vendimi, i cili është i dyti i tillë që jep të drejtë në ndërrimin e gjinisë në dokumentet e gjendjes civile.
Edhe
Dyshohet se tre persona në Mitrovicë të Veriut deklaruan rrejshëm për një tentim-vrasje të 2013-ës
Por padia e këtij rasti është aprovuar pjesërisht, pasi Gjykata nuk ka vendosur në favor të tyre për kompensimin e dëmit material dhe diskriminimit që i është bërë nga Agjencia e Regjistrit Civil.
Paralelisht me këtë padi, Morina kishte parashtruar një kërkesë për shqyrtim të kushtetutshmërisë së vendimit refuzues të ARC-së në Gjykatën Kushtetuese, por që kjo e fundit e kishte hedhur poshtë me arsyetimin se duhet shterur mjetet e rregullta juridike para se t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Këtë vendim të Gjykatës e ka mirëpritur komuniteti LGBTI , pjesëtarë të të cilit kanë thënë se ky komunitet mbetet më i diskriminuari në vend.
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait
-
Ministria vendos emrat e rinj të rrugëve në veri, Komuna i mbulon
-
Djali i Angelina Jolie dhe Brad Pitt kërkon ta heqë mbiemrin “Pitt”