Rreth 10 milionë kishte ndarë qeveria e Luksemburgut për funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësor, për një periudhë dhjetëvjeçare, raporton KTV.
Megjithëse, kanë kaluar tetë vjet nga nisja e zbatimit të kësaj strategjie, ky sistem ende nuk është plotësisht funksional. Sistemi Informativ Shëndetësor është parakusht për nisjen e mbledhjes së premiumeve. Ky sistem ka për qëllim mbledhjen e të dhënave rreth sëmundjes së pacientëve dhe diagnozat, të dhëna këto në të cilat do të kenë qasje vetëm mjekët.
Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, të cilin e ka siguruar KTV-ja, Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur të shtrijë projektin në 30% të vendit. Auditimi për këtë projekt u kërkua përmes një rezolute të deputetëve të legjislaturës së kaluar.
Në raport thuhet se mungesa e të dhënave për pacientë, mungesa e medikamenteve, të dhënave për trajtime si dhe mungesa e të dhënave të sëmundjeve të tjera ka rezultuar në trajtim shëndetësor joefikas për pacientët. Raporti do të diskutohet në Komisionin për Shëndetësi në mbledhjen e radhës.
-
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
-
Kodra për gjendjen e shëndetësisë: S’do e bëja dallimin edhe po të ishim pa ministër
-
MPB-ja dhe SHSKUK-ja fajësojnë njëra-tjetrën për platformën “e-Pasuria”
-
Mosevidentimi në platformën shtetërore ngre dyshime për keqmenaxhim të aseteve në SHSKUK
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale