Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Humbin 17 milionë eurot e Shërbimit Informativ Shëndetësor

17 milionë eurot e ndara për funksionalizimin e Sistemit Informativ Shëndetësorë si duke i ka marrë lumi.

Pilot projekti i njohur si SISH nisi të implementohej në vitin 2013 – të ndërkaq ishte paraparë që të funksionalizohet gjatë tri viteve në vazhdim.

Por ky projekt si duket ka dështuar së paku tash për tash.

Kjo pasi që kompjuterët në një qendër të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë nxjerr jashtë përdorimit

Pavarësisht se stafi mjekësor u trajnua për këtë sistem kompjuterët tashmë janë vendosur në një dhomë.

Ky projekt i cili nënkupton digjitalizimin e të gjitha punëve në shëndetësi në një sistem të vetëm ishte bazë edhe për funksionin e sigurimet shëndetësore.

Ajo nxjerrjen jashtë përdorimit të kompjuterëve e arsyeton me zbatimin e një metode tjetër.

Edhe Shumë kritika të deputetëve në drejtim të Ismailit rreth SISH-it Arbëri Shumë kritika të deputetëve në drejtim të Ismailit rreth SISH-it

Doktoresha e mjekësisë familjare tregon se gjatë kohës sa ishte në test implementimi i SISH-it kanë pasur telashe edhe me pacientët të cilët kanë hezituar të jepni të dhënat personale.

Pothuajse se për çdo vit Zyra e Auditorit ka evidentuar keqpërdorime për funksionalizimin e këtij sistemi.

Ndërkaq Kohavisioni ka kërkuar intervistë me zyrtarë të të Ministrisë së Shëndetësisë për të marrë informacione për SISH se si do të veprojnë më tutje por këta të fundit nuk i janë përgjigjur kërkesës së televizionit.