Nuk dihet saktë se ku kanë shkuar miliona euro për krijimin e Sistemit të Informimit Shëndetësor (SISH). Projekti gati dhjetëvjeçar është buzë dështimit.
Miliona euro të shpenzuara në emër të aparaturave tashmë të amortizuara, procesi pa transparencë e pa llogaridhënie, kanë ngritur dyshime për keqpërdorime e korrupsion në emër të SISH-it, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mungesa e një SISH-i funksional “paralizon” nisjen e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore.
Ministrat që kanë udhëhequr me këtë dikaster kanë dështuar të krijojnë një zinxhir të përbërë nga hallka të ndryshme të të gjitha segmenteve të shëndetësisë.
Kjo përveç dyshimeve për abuzim me mjete që çdo vit janë ndarë duke u thirrur në “ndërtimin e SISH-it” u kanë mundësuar personave të ndryshëm që të vazhdojnë abuzimet në spitale publike e në MSH në mungesë të një “sistemi digjital të monitorimit”. Mungesa e SISH-it i ka lënë qytetarët pa sigurime shëndetësore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Mosevidentimi në platformën shtetërore ngre dyshime për keqmenaxhim të aseteve në SHSKUK
-
Themelimi i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore shihet si riaktivizim i një strukture jofunksionale
-
Kuçi: Sistemi shëndetësor në Kosovë është i dëmtuar
-
Haxhiu: Me rritjen e buxhetit në shëndetësi është rritur edhe korrupsioni
-
Nuk i dha qasje KOHË-s, SHSKUK-ja gjobitet me 3 mijë euro për mbajtje të fshehtë të raporteve