Kanë kaluar 7 vjet që kur ishte lansuar projekti për Sistemin Informativ Shëndetësor. Sot e kësaj dite, vazhdon të jetë jofunksional.
Mangësitë dhe problemet e shumta në implementimin e këtij projekti, të shfaqura në raportin e fundit të Auditorit, ishin arsyet kryesore të ftesës për ministrin e Shëndetësisë në Komisionin përkatës Parlamentar.
Këtu, ministri mori shumë kritika, sidomos për mënyrën se si ishin shpenzuar milionat e këtij projekti.
Një shumë e madhe e mjeteve të këtij projekti shkoi në vendimet gjyqësore. Ndërsa, të tjerat, sipas anëtarëve të Komisionit, u keqpërdorën.
Ministri thotë se është informuar rreth ngecjeve dhe se i ka kërkuar fonde shtesë Bankës Botërore për të vazhduar implementimin e këtij projekti.
Në këtë takim gjithashtu u fol për ndryshimet që do të bëhen në furnizimin e listës esenciale me barna, blerjen e pajisjeve për klinikat e QKUK-së dhe kategorizimin e pagave të mjekëve, i cili pritet të bëhet gjatë rishikimit të buxhetit.
-
Projekti i Sistemit të Informimit Shëndetësor po has në shumë pengesa, thotë ministri Ismaili
-
Humbin 17 milionë eurot e Shërbimit Informativ Shëndetësor
-
Skemë që kundërmon hajni
-
MSH-ja ende pa plan për SISH-in, aparaturat milionëshe u amortizuan pa u përdorur fare
-
Milionat e keqmenaxhuar të MSH-së për Sistemin e Informimit Shëndetësor