Raporti i Progresit për Kosovën ka evidentuar një numër të madh të problemeve në sektorin e shëndetësisë.
Vonesa në Implementimin e skemës së sigurimeve dhe sistemit informativ shëndetësor,vështirësitë e qasjes së qytetarëve në shërbime shëndetësore për shkak të varfërisë ekstreme dhe mungesa e llogaridhënies institucionale, janë disa nga gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për vitin 2018, shkruan sot Koha Ditore.
Raporti tregon se Ministria e Shëndetësisë ka vonuar zhvillimin e mëtejshëm dhe ka lënë anash krejt sistemin e shëndetësisë dhe sistemin e informacionit elektronik shëndetësor.
“Bazuar në indikatorët thelbësorë evropianë të shëndetit, Sistemi Informativ Shëndetësor do të mblidhte të dhënat për pranimin, lirimin dhe transferimin e pacientëve. Funksionalizimi i mëtejshëm si (ilaçet, radiologjia, patologjia, transfuzioni i gjakut, vaksinimi dhe ndërhyrjet e tjera) duhet t’i shtohen sistemit, dhe nevojat e trajtimit duhet të shtohen për të mbështetur politikat e kujdesit shëndetësor të bazuar në dëshmi”, thuhet në këtë raport. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
ZKA: Sistemi për skemat pensionale nuk siguron integrim të plotë, përballet me mangësi
-
Miratohet Raporti i Progresit: Kosova me progres të limituar e stagnim
-
GLPS: Konsultimet buxhetore për shëndetësinë, në nivelin më të ulët të mundshëm
-
Pakënaqësitë me shërbimet mjekësore, mbi 160 ankesa nga pacientët vitin e kaluar
-
KE-ja konstaton problem serioz pabarazinë në shëndetësi dhe shpenzimet e larta nga pacientët