Ndërsa takimet e Vetëvendosjes me LDK-në nuk po prodhojnë rezultat, duke e bërë gjithmonë të pranishme mundësinë e një skenari të ripërsëritjes së zgjedhjeve në Kosovë, marrëveshjen mes tyre duket se po e mban peng posti i presidentit.
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch shprehet se situate e krijuar nuk duhet të zgjasë shumë. Ai ka hedhur idenë e tre kandidatëve të cilët I sheh si të përshtatshëm për pozitën e kreut të shtetit.
“Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti.
Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit”, ka qenë postimi i diplomatit holandez/Shqip.
-
Surroi u sugjeron LVV-së e LDK-së një kënd tjetër negociatash rreth presidentit
-
Vetëvendosje insiston në kandidatë jopartiakë për president
-
Surroi: Presidenti nuk duhet të imponohet nga asnjëra palë
-
Nagavci: Mbesim edhe sonte në pritje të propozimeve konkrete nga PDK-ja e LDK-ja për presidentin
-
Edhe dy ditë afat, Baraliu: Një marrëveshje VV-LDK për presidentin ende e mundur