Prishtinë, 28 korrik - Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket punimeve shkencore të kërkuara me Statutin për avancim.
Deri tani, rikujton ORCA përmes komunikatës për media, ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin. Po ashtu ka dërguar dy ankesa në Inspektoratin e Arsimit pranë Ministrisë së Arsimit. të cilat janë marrë në shqyrtim dhe për të cilat ORCA pret përgjigje të shpejtë. Në dy ankesat ORCA ka sfiduar 35 avancime.
Por pavarësisht numrit të parregullsive të paraqitura, ORCA ka identifikuar 23 raste të profesorëve asistentë të avancuar, të cilat kanë qenë meritore. Këto raste kanë parë rekomandim pozitiv nga analizat e kësaj organizate, e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së.
ORCA mendon se është shumë me rëndësi që në universitetin tonë të identifikohen gjithë ato gra e burra, profesorë, asistentë, administratorë, referentë, studentë të cilët përpiqen me devotshmëri t’i kryejnë detyrat e tyre profesionale.
Në vijim janë emrat e profesorëve asistentë, sipas ORCA-s, të avancuar në konkursin e fundit me meritë të plotë sa i përket punimeve shkencore:
Edhe
ORCA me aksion simbolik kundër avancimit të një profesoreshe në UP
Fisnik Korenica
Valbon Mulaj
Avni Puka
Flamur Mrasori
Kaltrina Kelmendi
Egzon Bajraktari
Bujar Bajçinovci
Teuta Jashari
Ganimete Kulinxha
Teuta Danuza
Arlinda Beka
Adnan Bozalija
Edhe
Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP
Fisnik Kurshumliu
Besa Gacaferi Lumezi
Naim Jerliu
Burim Neziri
Ferim Gashi
Gazmend Nafezi
Kajtaz Bllaca
Edmond Aliaga
Armend Shabani
Sebahate Zeqiri
Venera Berisha Muharremi
Edhe
Supremja shfuqizon pjesë të rregullores së UP-së për avancimin e stafit akademik
ORCA paralajmëron se së shpejti do të publikojë edhe emrat e profesorëve të asocuar dhe të rregullt meritorë të avancuar në konkursin e fundit.
{gallery}