Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar sot emrat e 12 profesorëve meritorë të Universitetit të Prishtinës sa i përket numrit të publikimeve shkencore.
ORCA thotë se përgjatë muajve të fundit është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës sa i përket publikimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tani, kjo organizatë ka bërë një sërë reagimesh publike për procesin si negativ përmes ankesave të dërguara në Inspektoratin e Arsimit, ashtu edhe pozitiv duke lavdëruar publikisht meritorët, e thotë se në vazhdën e tyre është edhe aksioni i sotëm.
Sot ORCA paraqiti 12 raste të profesorëve të rregullt të avancuar të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të publikimeve shkencore që në këtë rast është 5.
“Këto raste kanë marrë rekomandim pozitiv nga analizat e ORCA-s e po ashtu janë zgjedhur në titujt e rekomanduar nga Senati i UP-së. ORCA me këtë rast përmbyll aktivitetin e saj lidhur me avancimet nga konkursi i fundit dhe përgëzon ata që kanë fituar thirrjet e reja në bazë të meritave sa i përket numrit të publikimeve shkencore dhe aspekteve të tjera që ORCA ka mundur t’i verifikojë. Është e nevojshme që edhe shoqëria në tërësi të tregohet korrekte duke njohur përpjekjen e këtyre profesorëve të cilët po ruajnë minimumin e cilësisë në universitetin më të madh në vend”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
Në vijim janë emrat e profesorëve të rregullt meritorë për sa i përket numrit të publikimeve shkencore:
Visar Morina, Avdullah Hoti, Eda Vula, Blerim Kamberi, Fehmi Zeqiri, Vjollca Sahatçiu-Meka, Enver Hamiti, Ymer Mekaj, Fatbardh Gashi, Fatmir Faiku, Hasan Ahmeti, dhe Shpend Elezi .