Nga 481 dosje të profesorëve të Universitetit të Prishtinës të analizuara nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), 135 profesorë apo 28 për qind e tyre kanë së paku nga një punim në revista që nuk i plotësojnë kriteret, thuhet në raportin “Integriteti akademik i profesorëve në Universitetin e Prishtinës”, i publikuar të martën, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas raportit të ORCA-s, 270 profesorë (56%) kanë të paktën nga 1 punim të publikuar në revista të mirëfillta shkencore. Nga këta 270 profesorë, 135 janë nga radhët e atyre që i justifikojnë titujt dhe 135 të tjerë nga radhët e atyre që nuk i justifikojnë titujt.
Raporti vë në pah se 346 profesorë (72%) nuk i justifikojnë titujt sipas kriterit të punimeve në revista të mirëfillta shkencore. Nga 135 profesorë që i justifikojnë titujt, 80 janë profesorë asistentë, 37 profesorë të asociuar dhe vetëm 18 profesorë të rregullt. Ndërsa, nga 346 profesorë që nuk i justifikojnë titujt, 84 janë profesorë asistentë, 140 profesorë të asociuar dhe 122 profesorë të rregullt.
(Tekstin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
ORCA: UP për herë të parë del pozitivisht në integritet akademik
-
Sipas ORCA -s, 55 për qind e profesorëve në UP nuk e justifikojnë titullin e tyre akademik
-
ORCA: 72% e profesorëve të UP-së nuk i justifikojnë titujt e tyre akademikë
-
ORCA: 72% e profesorëve nuk justifikojnë titujt e tyre akademikë
-
ORCA: Gjysma e stafit universitar nuk i justifikon titujt akademikë