Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA publikon edhe emrat e profesorëve të asocuar meritorë

Përgjatë muajve të fundit ORCA është marrë me verifikimin e procesit të avancimeve të profesorëve të Universitetit të Prishtinës në bazë të punimeve shkencore të kërkuara nga Statuti për avancim, transmeton Koha.net.

Javën e kaluar ka publikuar emrat e profesorëve asistentë të cilët, sipas saj, përmbushin kriterin e punimeve shkencore. Po ashtu ka paraqitur 11 raste të profesorëve të asocuar të avancuar, të cilët kanë qenë meritorë sa i përket numrit të punimeve shkencore, në këtë rast është 3.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në vijim janë emrat e profesorëve të asocuar meritorë, sipas ORCA, për sa i përket numrit të punimeve shkencore të avancuar në konkursin e fundit:

Haxhi Gashi, Qerim Qerimi, Adriatik Hoxha, Xhevat Krasniqi, Ganimete Minci Bejtullahu, Serbeze Kabashi-Muçaj, Meleq Bahtijari, Mimoza Ibrani, Bujar Fejzullahu, Nehat Baftiu, Ramë Miftari.