Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ORCA thotë se dy profesorë që duan avancimin botuan në revistë fiktive, njëri prej tyre e mohon

Një tjetër revistë fiktive ndërkombëtare është publikuar këtë të martë nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim.

Bëhet fjalë për International Journal of Research in Bussines and Social Science e që sipas ORCA-s, aty kanë publikuar punime dy kandidatë për avancim akademik që është duke u zhvilluar aktualisht në UP, raporton KTV.

ORCA kishte kontaktuar me datën 8 nëntor Ymit Hacioglu, person kontaktues në revistën ndërkombëtare, në emër të një personazhi fiktiv, nga e cila kishin kërkuar t'i publikohet një punim shkencor, e për këtë kishin paguar 110 euro.

Sipas ORCA-s, But Dedaj, dekan në Fakultetin Ekonomik në UP dhe Sevdije Alshiqi, profesor asistente në Fakultetin Ekonomik, janë dy nga kandidatët që kanë publikuar punimet e tyre në këtë revistë, derisa tani janë në pritje për avancim akademik.

Por, dekani i Ekonomikut ka hedhur poshtë këtë duke thënë se revista në fjalë është e rregullt.

Sipas tij, nëse ato janë platforma të rregullta të njohura sipas Rregullores/Konkursit, nënkuptohet se janë revista në rregull.

“Natyrisht se është e vërtetë. Punimi gjendet në https://doaj.org/article/57e3908214f9458fbc5118144ebfc118 , dhe revista është në platformë të rregullt. Edhe në këtë moment që po shkruaj letrën, për mua kjo revistë është në rregull, sepse është në platformë ‘DOAJ’. Në këtë moment e kontrollova platformën ‘DOAJ’, ku figuron se aty janë të përfshira 14,081 revista të ndryshme (https://doaj.org ). Si është mundësia për të ditur se nga ky numër i revistave , ndonjëra është reviste mashtruese? Nga revistat e ndryshme shkencore çdo ditë marrim e-maila të ndryshëm me ftesa për publikim. Nëse ato janë në platforma që janë të njohura sipas Rregullores/Konkursit, nënkuptohet se janë revista në rregull. Cili është kriter tjetër për të njohur se a janë ato revista me probleme, përveç se të kontrollohet se a janë në platforma të pranueshme. Edhe 10 punime i kam në proces të publikimit në revista të ndryshme shkencore; uroj të gjitha të publikohen!”, ka thënë But Dedaj, dekan në Fakultetin Ekonomik.

Edhe ORCA me aksion simbolik kundër avancimit të një profesoreshe në UP Arbëri ORCA me aksion simbolik kundër avancimit të një profesoreshe në UP

Kurse, Sevdije Alshiqi nuk u është përgjigjur pyetjeve të KTV-së.

Universiteti i Prishtinës ka konfirmuar për televizionin se procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke vazhduar dhe sipas një përgjigjeje me shkrim të UP-së, janë zotuar se gjatë kësaj kohe do të zbatohen të gjitha praktikat dhe rregullat e universitetit.