Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gradohen në “Profesor asistent” 49 kandidatë, ORCA thotë se vetëm 28 e meritojnë

49 kandidatë kanë marrë vlerësim pozitiv nga komisionet recensuese për avancim në pozitën e “Profesorit Asistent” ose për rizgjedhje në të njëjtën pozitë.

Organizata që merret me Rritjen e Cilësisë në Arsim ORCA, vlerëson se 28 prej tyre e meritojnë zgjedhjen, por pjesa tjetër jo, pasi nuk i plotësojnë kriteret e Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gramos Buqinca nuk ka dhënë emra por thotë se këtë hulumtim do ta dërgojnë në UP.

Ai thotë se ORCA kërkon nga Senati që të sqarojë këto raste dhe të mos avancohen kandidatë që fare nuk i plotësojnë kriteret.

Në Rektorat, thonë se do të merren masa për secilin rast që faktohet se nuk ka shkuar sipas përcaktimeve në Statut.

Artikuj të ngjashëm