Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili sot raportoi para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, tha se Interpoli i ka hequr politikanët e Kosovës nga lista e të kërkuarve në bazë të fletarresteve të Serbisë.
Sefaj në këtë komision ka raportuar për procesin e aplikimit të Kosovës në Interpol.
Gjatë fjalimit të tij ai ka folur për takimin e që ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të Interpolit, në Lion.
Sipas tij, ata i kanë konfirmuar se Kosova nuk ka nevojë të riaplikojë për anëtarësim dhe se Kosova është në agjendën e saj, vetëm se duhet të futet në rendin e ditës.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se atje kanë kërkuar edhe heqjen dhe eliminimin e emrave të personave nga jeta politike e Kosovës, nga lista e të kërkuarve nga Interpol.
Sipas tij, dy ditë pasi kthimit nga ky takim ata kanë konfirmuar se Interpoli ka aprovuar heqjen e këtyre emrave nga lista e Interpolit.