Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka raportuar sot në Komisionin për Punë të Jashtme në lidhje me procesin e anëtarësimit të mundshëm të Kosovës në Interpol.
Sefaj ka thënë se me të marrë mandatin ka pas shumë pak kohë deri në datën e votimit për anëtarësim në Interpol dhe në bazë të analizës që i ka bërë materialeve që i ka dorëzuar ish ministri Skënder Hyseni, “kam parë që është punuar mjaft, e si mangësi kam parë që nuk ka pas koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme”.
“Pas numërimit të të gjitha votave të favorshme dhe votave të paramenduara të pafavorshme si dhe pas një analizë të bërë, kemi kërkuar që votimi për anëtarësim në Interpol të shtyhet. Tani kemi një ekip që është duke u marrë me trajtimin e lëndës. Grupi punues në bashkëpunim edhe me MPJ-në ka dal me shumë raporte të detajuara lidhur me këtë temë”, tha Sefaj, raporton “Koha Ditore”.
Sefaj tha se aktualisht vendi është në fazën e lobimit për anëtarësim në këtë institucion të sigurisë.
“Tani kemi dërguar letra ku e kemi kërkuar që për anëtarësim të votohet në nëntor të këtij viti në Asamblenë që do të mbahet në Dubai. Tani jemi në një fazë të lobimit ku na duhet përkrahja e të gjithëve”, ka thënë Sefaj para deputetëve anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme.
-
Kosova ka kërkuar që për anëtarësim në Interpol të votohet në nëntor
-
Elshani konsideron se Kosova ka shanse reale për anëtarësim në Interpol
-
Kosova konfirmon se ka hyrë në agjendë për anëtarësim në INTERPOL
-
Kur e synon Kosova anëtarësimin në Interpol
-
Sipas ministrit Sefaj, Interpol i ka hequr politikanët nga lista e të kërkuarve