Një vit pas kërkesës për shtyrje të votimit për anëtarësim të Kosovës në Interpol, autoritetet Kosovare kanë bërë të ditur se kanë kërkuar që votimi të ndodhë në nëntor të këtij viti, në Asamblenë që pritet të mbahet në Dubai. Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, gjatë raportimit në Komisionin për punë të jashtme, diasporë dhe investime strategjike ka thënë se tani gjenden në një fazë të lobimit tek shtete të ndryshme për të siguruar përkrahje për anëtarësim, shkruan sot Koha Ditore.
Ndër të tjera, Sefaj ka folur edhe për arsyet e kërkesës për shtyrje të votimit në shtator të vitit të kaluar. Ka hedhur akuza në Ministrinë e Punëve të Jashtme, që udhëhiqej nga Enver Hoxhaj i PDK-së. Ka thënë se në mes të MPB-së dhe MPJ-së ka munguar koordinimi.
“Kur e kemi marrë mandatin ka pasur shumë pak kohë deri në datën e votimit për anëtarësim në Interpol dhe në bazë të analizës që u kam bërë materialeve që m’i ka dorëzuar ish-ministri Skënder Hyseni kam parë që është punuar mjaft, e si mangësi kam parë që nuk ka pasur koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme”, është shprehur Sefaj.
(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Kur e synon Kosova anëtarësimin në Interpol
-
Sefaj: Anëtarësimi i Kosovës në Interpol mund të bëhet në nëntor
-
Betejë diplomatike për votat që i mungojnë Kosovës për INTERPOL
-
Rreth orës 11 votohet për anëtarësimin e Kosovës në Interpol
-
Kërkohet ndihma nga vendet frankofone për anëtarësimin e Kosovës në Interpol