Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës ka kryer punë sa mund të bëjë për mësimdhënësit dhe tash presin vendimin e SBAShK-ut.
Ai madje ka thënë se nuk ka çka të bëjë më, derisa ritheksoi se orët e humbura duhet të kompensohen.
“Ne e kemi kryer atë që një qeveri e vendit ka pasur mundësi ta kryej, atë që nuk kanë besuar as ata që mund ta kryejnë. Tani është çështje e gjykimit të sindikatave si duan të veprojnë; unë i kam bërë thirrje që mos të vonohen. Por një gjë duhet ta kemi parasysh se (orët e humbura) nuk guxojmë t’i lëmë të pakompensuara, pra është e dhimbshme që do t’u shkojë gjithë vera duke i kompensuar orët. Ata e kanë më mirë të kthehen tash dhe nuk kam më shumë çka bëj“, ka thënë ai, transmeton KsP.
Ai tha se pret vendimin e sindikatave dhe e vërteta është se po pësojnë fëmijët dhe familjet e vendit.
-
Ripërsërit Haradinaj: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen
-
Haradinaj thotë se s’mund të rriten më shumë pagat e mësimdhënësve
-
Haradinaj për kërkesat e SBASHK-ut: Do t’i shohim mundësitë
-
Haradinaj: Pa arsim cilësor nuk ka shtet të fortë
-
Haradinaj paralajmëron takim me SBASHK-un rreth kërkesave që i shtyri mësimdhënësit në grevë