Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ripërsërit Haradinaj: Orët e humbura të mësimit do të kompensohen

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj mallrave serbe, është interes nacional dhe se një vendim i tillë nuk është marrë për inati të askujt.

I pari i ekzekutivit, ka paralajmëruar se të gjitha orët e humbura, si shkak i grevës së mësimdhënësve, do të kompensohen.

Mes tjerash, ligji për pagat tha se do të kalojë deri me datën 31 të këtij muaji.

Duke folur për grevën e SBASHK-ut, kryeministri tha se orët e humbura do të kompensohen.

Këto deklarata kryeministri i bëri gjatë homazheve tek shtatorja dhe Kulla e Haxhi Zekës në Pejë

Edhe Sipas Haradinajt, Qeveria s'mund të bëjë më shumë për mësimdhënësit Arbëri Sipas Haradinajt, Qeveria s'mund të bëjë më shumë për mësimdhënësit

Ai ka treguar edhe për investimin 1 miliard e 300 milionë dollarë që do të bëhet në energji.

"Taksa e vendosur ndaj mallrave të Serbisë nuk është bërë për inati të askujt. Është interes yni personal, dhe prodhuesit e vendit në këtë rast duhet të prijnë me kualitet, me garanca, me produkte të sigurta. Dhe të ketë arsye të shëndosha, se Kosova me prodhimet e veta, jo vetëm të mbulojë tregun e vet, por edhe të eksportojë më shumë. Ky vit është i ekonomisë, pra e keni pa dje kemi lajmëruar do të ndodhë një investim më i madh që do të ndodhë në Kosovë, 1 miliard e 300 milionë dollarë në energji. Është kompani amerikane, fillon menjëherë në shkurt dhe në mars fillojnë punimet. Rrritjen ekonomike tash e kemi 4,5, por me këtë investim mendojmë ta rrisim për 7 për qind, do të jetë rritja më e madhja në Evropë", citon KosovaPressi Haradinajn.

Po ashtu ai tha se infrastruktura në komunën e Pejës do të avancojë. Duke përmendur kështu autostradën Pejë-Prizren, për të cilën tha se do të jetë më e madhja.

Kryeministri nuk e la pa përmendur edhe grevën në arsim, e cila po vazhdon përkundër ofertës së tij.

"Projektligji për pagat nuk është vetëm për arsimin, është për policët, është për zyrtarët, për zjarrfikësit, për 80 e sa mijë që janë të paguar nga shteti. Pra ky ligj do të ndodhë, besojmë më 31janar. Unë nuk do të insistoj në asnjë veprim tutje, sa i përket atyre, është në vetëdijen e tyre. Një gjë ju garantoj të gjithëve, asnjë orë e humbur nuk do të mbet pa u plotësuar. Më mirë është të kthehen tash, sesa të humbet vera, duke i mbuluar orët që humbin sot. Pra, duhet të kthehen se rritja është e respektueshme, është rritja më e madhe që mund ta bënte dikush ndonjëherë", tha Haradinaj.

Edhe Jasharaj: Greva e së enjtes, paralajmërim për veprime më të rënda sindikale Arbëri Jasharaj: Greva e së enjtes, paralajmërim për veprime më të rënda sindikale

Haradinaj mes tjerash e ka quajtur të gabuar vendimin e SBASHK-ut. Tha se atyre nuk duhet t'ju takojë një ide e tillë, siç tha ai.

Ai gjatë ditës së sotme ka bërë vizita në disa nga bizneset ne komunën e Pejës.