Familjarët e katër viktimave të cilët vdiqën në aksidentin e të premtes në magjistralen Prishtinë-Gjilan janë të bindur se eskorta e ambasadores turke në Kosovë, Kivlicim Kiliç, e cila ishte e përfshirë në këtë aksident ishte shkaktar i vdekjes së Agron Shalës 22 vjeç, Osman Shalës 65 vjeç, dhe Arife Shalës 88 vjeçe si dhe te Elfete Rashitit.
Ata i kanë deklaruar gazetës Koha Ditore se kanë humbur besimin tek institucionet e Kosovës dhe se nuk presin hetime të drejta për këtë rast.
Sipas tyre, institucionet e Kosovës më shumë janë duke u brengosur për lëndimet e ambasadores turke sesa për qytetarët e saj të vdekur.
Familjarët nga fshati Ponesh i komunës së Gjilanit kanë deklaruar se do të angazhojnë një përfaqësues ligjor me qëllim zbardhjen e rastit.
Hetime transparente për rastin ka kërkuar edhe imami i fshatit i cili ka deklaruar se familjarët do të angazhohen me qëllim ndriçimin e rastit./Feim Azemi
-
Ekspertiza: Aksidenti në Mramor u shkaktua nga vetura ku ishin viktimat, familjarët e kontestojnë
-
As dy javë pas aksidentit në Mramor Prokuroria s’e ka raportin e ekspertizës, familjarët duan drejtësi
-
Fajtori i aksidentit të djeshëm me 4 viktima ende nuk dihet
-
Prokuroria: Pjesën më të madhe të fajit në aksidentin në Mramor e ka vetura e viktimave
-
Haradinaj i trishtuar nga aksidenti ku mbetën tre të vdekur, e u lëndua edhe ambasadorja turke