Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

As dy javë pas aksidentit në Mramor Prokuroria s’e ka raportin e ekspertizës, familjarët duan drejtësi

Kanë kaluar dy javë që kur 4 anëtarë të familjes Shala vdiqën në një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Pavarësisht hetimeve, shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, i ka thënë KTV-së se janë në fazën e hetimeve dhe se nuk e kanë siguruar ekspertizën ende.

Familjarët nuk po e besojnë atë që po e thotë Prokuroria.

Përgjigje për fajtorin e aksidentit po kërkojnë edhe familjarët e tjerë, të cilët kanë kërkuar edhe nga qytetarët që nëse kanë ndonjë informacion lidhur me aksidentin, t’u tregojnë.

Edhe Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor, ekspertiza e papranueshme për ta Arbëri Familjarët kërkojnë zbardhjen e aksidentit në Mramor, ekspertiza e papranueshme për ta

Viktimat e aksidentit ishin Agron Shala, Osman Shala, Arife Shala dhe Elfete Rashiti, të gjithë nga fshati Ponesh të Gjilanit.

Në aksidentin i cili ndodhi në magjistralen Prishtinë-Gjilan, ishte e përfshirë edhe eskorta e ambasadores turke, Kivilicim Kiliç.