Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Çerkinit, më me rëndësi është çështja e të pagjeturve sesa kush i prin komisionit serb

Bajram Çerkini nga Qendra Burimore për Persona të Zhdukur ka thënë se nuk ka qenë koha e duhur që kryeministri Albin Kurti të kërkonte që Velkjo Odalovoiq të mos jetë kryetar i Komisionit për Personat e Pagjetur në qeverinë e Serbisë.

Ai ka thënë se pavarësisht se kush bën pjesë në delegacionin serb, Kosova duhet të ulet në tavolinë me ta, derisa nuk dihet ende gjë për fatin e qindra të pagjeturve.

“Për mua dhe familjarë të tjerë është jo normale me thënë se nuk duhet të bisedoj sepse edhe me u ngjallë Sllobodan Millosheviqi, duke me folë. Ne duhet të bisedojmë me atë që e cakton Serbia, Vuçiqi, krimineli më i madh është Vuçiqi dhe po duhet të ulemi të flasim me të. Ne po qëndrojmë në terr, ne familjarët nuk po mund ta gjejmë veten çka po mendojnë politikanët, me kë po duan të bisedojnë kur e dinë se dosjet nuk po i hapë Serbia. Kryeministri pa pjekuri e ka thënë fjalën me ndërru Odaloviqin, nuk është koha e duhur për familjarët ta thotë atë. Nëse është dashtë ta thotë, u dashtë ta thotë brenda por jo të dalë në opinion. Mënyra dhe koha nuk ka qenë e duhur”, ka thënë ai.

Çerkini, i cili edhe vet kërkon të zbardhë të vërtetën për djalin e tij, ka thënë se çështja e të pagjeturve ka stagnuar dhe po vazhdon të stagnoj derisa politika po ndërhyn.

“Si familjarë kemi thënë larg politika prej humanitetit. E dimë që politika na ka lënë pa fëmijë, politika nuk po tregon se ku janë fëmijët, por politika është e Beogradit jo e Kosovës, Beogradi e di edhe në Kosovë ku janë varrezat masive”.

Edhe Qerkini: Kërkojmë që në Propozimin evropian të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit Arbëri Qerkini: Kërkojmë që në Propozimin evropian të jetë një pikë e veçantë për të pagjeturit

Në Express Intervistë Çerkini ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shkelur premtimin që pati dhënë se zbardhja e fatit të të pagjeturve do të jetë parim. Shtoi se Kurti e ka shkelur edhe premtimin se në bisedime do të ishte një familjar apo dy i të zhdukurve.

“Tash po vjen sërish në pikën e katërt çështja e të pagjeturve, premtimi ka qenë krejt ndryshe. Është thënë para nënave, familjarëve se nuk ka bisedë pa zbardhjen e të pagjeturve. Ai (Kurti) ka premtuar se nuk do ta bëjë asnjë bisedë tjetër, por për të pagjeturit dhe se do të jetë një a dy familjarë në takime. Bile thirrjet e nënave kanë qenë se duhet të vijë të na kërkojë falje sepse nuk e ka mbajtur premtimin që na ka dhënë”, ka thënë ai.

Çerkini ka bërë thirrje për familjarët e të pagjeturve që të dalin para Kuvendit të Kosovës dhe të kërkojnë përgjigje nga kryeministri.

“I thërras të gjithë ata që i kërkojnë më të dashurit dhe nuk kemi përgjigje të saktë, të dalim para Kuvendit dhe t’i thërrasim ata që janë përgjegjës e sidomos kryeministrin të na thotë gjërat që na ka premtuar e nuk i ka realizuar në Bruksel”.

Ai ka thënë se ka kërkuar takim sa më shpejt me presidenten dhe kryeministrin për të marrë përgjigje konkrete se pse nuk po mund t’i realizojnë premtimet e dhëna.

“Ka thënë vetë se janë takimet finale. Në vend që punët të afrohen, neve po na zgjerohen dhe mjerisht më shumë po tkurren zemrat e familjarëve e prindërve që kemi mbetur shumë pak. Me një kohë shumë të shkurtë, prindër nuk do të ketë”, ka thënë ai.

Edhe Qerkini: Kurtit t’i vijë marre t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve Arbëri Qerkini: Kurtit t’i vijë marre t’u dalë përpara familjarëve të të pagjeturve

Çerkini shprehet me besim të plotë se Serbia e di ku janë varrezat masive përmes dëshmitarëve që kanë qenë pjesëmarrës në bartjen e trupave.

“Jo a besoni, por nuk ka kush që nuk mundet ta besoj, t'i ngarkosh kamionët me 200-300 vetë e me t'i largosh jashtë kufirit të Kosovës dhe me qenë dëshmitari i gjallë që i ka vozitë dhe të thotë se nuk e di ku i kam lënë, është një përrallë. Odaloviqi e ka udhëhequr prej fillimit komisionin dhe ai është ballafaquar dhe ka treguar se ai i ka gjetë dëshmitarët se ku gjenden trupat”, tha ai.