Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sipas Abelard Tahirit, PDK-ja nuk është duke diskutuar për postin e presidentit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk është duke diskutuar për postin e presidentit. Kështu ka deklaruar deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri.

Tahiri, në një konferencë për media ku njoftoi për pezullimin e agjendës së Kuvendit nga ana e PDK-së për një javë, foli edhe për mundësinë e votimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike pas rikthimit në Kuvend.

“Kjo nuk është temë brenda PDK-së. As nuk është diskutuar dhe as nuk është duke u diskutu”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që PDK të votojë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ai tha se deri më tani nuk kanë ndryshuar qëndrim.

“Ky kolicion nuk po arrin me kalu asnjë pikë të vetme dhe besoj se këtyre njerëzve iu duhet një reflektim i thellë mbi angazhimin e tyre”, theksoi ai.

Artikuj të ngjashëm