Arbëri

Sindikata e Re e KEK-ut kërcënon me protesta

Kryesia e Sindikatës së Re të KEK-ut ka kërcënuar me protesta e greva në rast se kjo Korporatë nuk e zbaton Ligjin e punës dhe Kontratën Kolektive.

Nëpërmjet një reagimi Kryesia e SR KEK ka theksuar se nuk kanë hasur në mirëkuptim te Bordi dhe menaxhmenti i KEK-ut për të gjetur një marrëveshje që të zbatohet legjislacioni në fuqi.

“Bordi i KEK-ut ka aprovuar ndarjen e dividentës me shumën prej 10 milionë € për aksionarin, në këtë rast Qeverinë e Kosovës. Por, nuk ka vendosur për rritjen e pagave në kohën e pandemisë ashtu siç ka kërkuar Sindikata e Re e KEK, duke u bazuar në rrezikun e madh që po përballen punëtorët e KEK-ut nga pandemia, por edhe mungesa e një numri të madh të punëtorëve”, thuhet në reagimin e Kryesisë së SR KEK-ut.

Sipas të njëjtit, Bordi nuk ka vendosur as për zbatimin e Ligjit të punës dhe Marrëveshjen Kolektive.

“Në KEK nuk zbatohet Ligji në disa pika. Ne kemi kërkuar shumë shpesh që të gjejmë mirëkuptim dhe t’i fusim në zbatim, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje pozitive nga bordet e KEK-ut dhe menaxhmenti. Prandaj ne na mbetet që në rast të mospërgjegjës pozitive nga Bordi i KEK-ut dhe menaxhmenti, së shpejti të veprojmë në forma tjera sindikale që na lejon ligji dhe Statuti sindikal”, vazhdon tutje reagimi. “Këto janë disa pika të ligjit të punës që nuk respektohen: Në rastin kur punëtori i ndërrohet vëndi i punës si rezultat i nevojës për ristrukturimin apo organizimin e ri të punës, punëtorit i zvogëlohet edhe paga, e që është shkelje ligjore; Orari i plotë i punës zgjat 40 orë në javë sipas Ligjit, kurse punëtorët me ndrrime brenda muajit kanë më së paku dy javë që punojnë nga 48 orë në javë dhe ato 8 orë që punojnë shtesë jashtë orari nuk i paguhen si të tilla”.

Siç thuhet tutje në reagimin e Sindikatës së Re të KEK-ut, gjatë fundjavës punëtorëve që punojnë me ndërrime nuk u paguhen 50 % për qind pagë shtesë në orë për punë gjatë fundjavës, siç parashihet mem Ligj.

“Për ketë pikë na ka dhanë të drejtën edhe Gjykata Themelore në Prishtinë, dhe me këtë deri më tani KEK-u i ka borxh punëtorëve të vetë mbi 5.000.000 € nga hyrja në fuqi e Ligjit të punës, por nuk është përgjigjur përkundër kësaj ka bërë anëkesë kundër vendimit të Gjykatës Themelore;

Me Ligjin e punës i punësuari i cili punon në punët dhe detyrat e punës për të cilat përkundër aplikimit të masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e dëmshme, ka të drejtë në pushim vjetor në kohëzgjatje së paku prej tridhjetë (30) ditësh pune për vitin kalendarik;

Si dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes kolektive ku hyn dhe paga e 13- të e shumë pika tjera të Marrëveshjes që nuk janë duke respektuar”, janë shprehur sindikalistët e KEK-ut. “Për gjithë këtë mosrespektim të drejtave të punëtorëve bordet dhe menxhmenti i KEK-ut nuk kishin mundësi financiare deri më tani, krejt në fund befasuese në kurriz të punëtorëve të KEK-ut i ndan dividentin aksionarit. Sidoqoftë ne do vazhdojmë me rrugën tonë formën e vetme për realizimin e kërkesave tona protesa dhe greva”.