Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar protesta dhe greva të pandalshme nëse nuk iu rriten pagat, ka njoftuar Sindikata e Re e KEK-ut të premten.
Sipas Sindikatës, punëtorët janë pajtuar që të protestojnë dhe të hynë në grevë në rast se nuk iu plotësohet kërkesa për pagë më të madhe.
“Sot në tubimin informues rreth kërkesave tona, morëm mbështetje të fuqishme nga punëtorët për realizimin e kërkesës për ngritjen e pagave edhe me protesta dhe grevë të pandalshme deri në realizim”, ka njoftuar Sindikata në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
KEK-u thotë se punëtorët që protestuan për pagë mesatare 1.100 euro paguhen po aq
-
Punëtorë të KEK-ut kërkojnë ngritje rrogash dhe pagë të 13-të
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash
-
Punëtorët e KEK-ut protestojnë më 12 dhjetor, kërkojnë rritjen e pagës dhe pagën e 13-të
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë