Kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknikë, të sigurimit fizik të Spitaleve, QMF-ve janë takuar sot për të marrë vendim për veprimet e mëtutjeshme sindikale për mosdhënien nga 60 euro sikurse mjekëve dhe infermierëve.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se takimi i sotëm është i imponuar.
“Qeveria e Kosovës nuk e di ku e mori atë të drejtë që të bëjë klasifikimin e këtyre punëtorëve. Jemi të indinjuar që pritarët e atyre po ballafaqohen me Covid-19, jemi te parët që merremi me ta, ky diferencim nuk i ka hije Qeverisë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se “nuk e shesim veten me 60 euro por duam të trajtohemi si gjithë të tjerët”.
Azemi ka thënë se janë të gatshëm për grevë dhe se bashkërisht do e diskutojnë edhe rrugën për këtë.
-
Gjendja e punëtorëve ne sektorin privat, sot në “60 Minuta” diskutojmë me Jusuf Azemin
-
Punëtorët e sektorit privat paralajmërojnë grevë për rritje pagash
-
Azemi: Sot shefat po ankohen më tepër se punëtorët
-
Azemi: Komuna e Prishtinës nesër del me ofertë për rritjen e pagave për punëtorët teknikë
-
Disa sindikata të punëtorëve teknikë pralajmërojnë grevë