Arbëri

Disa sindikata të punëtorëve teknikë pralajmërojnë grevë

Sindikatat e punëtorëve teknikë të QKMF-së në Prishtinë, Universitetit të Prishtinës, Mensës dhe Komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar se më 8 nëntor do të vendosin se kur do të futën në grevë, kanë bërë të ditur përfaqësues të këtyre sindikatave në mbledhjen e mbajtur të hënën.

Kryetari i Sindikatave të pavarura të sektorit privat, Jusuf Azemi ka thënë se kërkesë është rritja e pagës.

“Kanë kërkuar pagë 450, nëse nuk përmbushet, kemi biseduar me kompani të ndryshme që këta punëtor të angazhohen diku tjetër”, ka thënë ai.