Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka kërkuar nga komisioni ad-hoc i Kuvendit të Kosovës që mos ta zvarrisë përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të Bordit të RTK-së.
Kjo sipas tyre në mënyrë që mediumi publik të mos futet në krizë, pasi thonë se qysh në muajin tetor është dashur të kompletohej Bordi, për miratimin e projeksionit buxhetor për vitin 2022.
Sindikata ka kërkuar që ky proces të përmbyllet shumë shpejt, sepse sipas tyre rrezikohet funksionimi i RTK-së.
“Sindikata po ashtu kërkon nga Komisioni për Media dhe të gjithë deputetët që të nisin procedurat për miratimin e ligjit të ri të RTK-së, i cili është i nevojshëm për funksionimin normal të RTK-së”, thuhet në kërkesën e tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon përfshirjen në përzgjedhjen e Bordit të ri
-
Sindikata e punëtorëve: Çështja e RTK-së zgjidhet me ligj të ri
-
Sindikata e RTK-së kërkon që urgjentisht të nisin procedurat për shkarkimin e Bordit
-
Sindikata kërkon shkarkimin e Bordit të RTK-së
-
Sindikata kërkon nga Kuvendi të shkarkohet Bordi i RTK-së