Sindikata e pavarur e Doganës së Kosovës ka ndarë 3 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, si dhe për familjet e 2 gjilanasëve që kanë mbetur të vdekur në Durrës.
Këtë e ka bërë të ditur kjo sindikatë, nëpërmes një komunikate të dërguar, ku kanë shkruar:
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës bashke ndjen dhembjen me familjarët e të vdekurve si pasojë e dridhjeve të tokës në Shqipëri, njëherit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për jetët e humbura si pasojë e dridhjeve të Tokës atje.
Duke dashur që sa do pak ti dalim në ndihmë viktimave, familjareve dhe të dëmtuarve tjerë në këtë tragjedi, Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës në mbledhjen urgjente të mbajtur sot me datë 27.11.2019 ka vendosur që të ndaj shumën prej 3000 €urove për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri si dhe për familjen Abazi nga fshati Livoq i Epërm komuna e Gjilanit.”
-
Ambasada e Kosovës në Shqipëri mbulon shpenzimet për kthimin e dy gjilanasve që vdiqën nga tërmeti në Durrës
-
Kompania për Menaxhimin e Deponive ndan 8 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Shqipëri
-
Naçi premton shtëpi të re dhe pension prej 1 mijë eurosh për familjen Abazi në Gjilan
-
Shqipëria ndan 16 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti
-
Komuna e Skenderajt mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe familjen Abazi