Ambasada e Kosovës në Shqipëri ka marrë përsipër të gjitha obligimet për kthimin e trupave të pajetë të të dy vëllezërve Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët vdiqën si pasojë e tërmetit në Shqipëri.
Përderisa edhe Ministria e Financave ka ndarë 20 mijë euro për familjet e këtyre dy vëllezërve, raporton KTV.
“Ministri i Financave, Bedri Hamza, me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për familjet e viktimave të cilat pësuan nga tërmeti në Durrës, duke u bazuar në kompetencat e tij ligjore si ministër i Financave, ka marrë vendim që të ndihmojë në total me shumën 20,000 euro, duke ndarë nga 10,000 euro për familje të Shemsedin dhe Isa Abazit”, thuhet në komunikatë të Ministrisë.
Shemsedin e Isa Abazi, për 15 vjet kishin punuar në Shqipëri, duke bërë tregti me pjesë të veturave.
Familjarët e tyre tregojnë se trupat e dy vëllezërve pritet të kthehen në Kosovë gjatë pasdites të së mërkurës.
Varrimi i tyre do të bëhet të enjten, në orën 12:30, në varrezat e fshatit Livoç i Epërm.
-
Qeveria e Kosovës ndihmon me 20 mijë euro dy familjet Abazi në Livoçë të Gjilanit
-
Shqipëria ndan 16 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti
-
Varrosen dy vëllezërit nga Gjilani që vdiqën nga tërmeti në Shqipëri
-
Sindikata e Doganës së Kosovës ndan 3 mijë euro për familjen Abazi si dhe për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri
-
Flasin familjarët e dy vëllezërve nga Gjilani që humbën jetën nga tërmeti në Durrës