Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sindikalistët shpresojnë se Qeveria e re do ta realizojë sigurimin shëndetësor për Policinë

Polici Sami Thaçi ishte i 21-ti që ka rënë në detyrë, në gati po aq vjet prej themelimit të Policisë së Kosovës.

Në aksionin e njëjtë, ku Thaçi mbeti i vdekur, lëndime morën edhe dy kolegë të tij, duke riaktualizuar nevojën për sigurime shëndetësore për policët, raporton KTV.

Pavarësisht kërkesës së kahershme, Sindikalistët e Policisë deri tani kanë marrë vetëm premtime nga secila Qeveri në pushtet.

Qeveria në largim, pas rastit të policit Thaçi, për familjen e tij ndau 15 mijë euro, si dhe nga 10 mijë euro për dy policët e lënduar.

Nënkryetari i Sindikatës së Policëve, Shaban Tasholli, thotë se tanimë kanë pasur një takim me ministrin Besnik Bislimi, dhe presin angazhim konkret drejt realizimit të sigurimeve shëndetësore.

Së fundi zëvendësministri i sapoemëruar i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Policia duhet të ketë sigurim shëndetësor.

Edhe Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor Arbëri Policët, të rrezikuar në punë dhe pa sigurim jetësor dhe shëndetësor

Dhe, sipas tij, është çështje muajsh kur do të dalin me veprime konkrete rreth kësaj.

Ndërkaq Kohavisioni e ka pyetur Ministrinë e Financave se a ka buxhet për ndarje të mjeteve për sigurime shëndetësore për këtë kategori, por zyrtarë të saj kanë thënë se për këtë çështje duhet drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë.

Por as kjo e fundit gjatë ditës nuk ka kthyer përgjigje, derisa televizioni ka tentuar të vërë kontakt edhe me përfaqësues të Fondit për Sigurime Shëndetësore.