Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sigurimi ua kufizon lëvizjen gazetarëve në Kuvend

Gazetarët që janë mbledhur në hollin e Kuvendit të Kosovës për të përcjell zhvillimet që po ndodhin, po kufizohen në kryerjen e punës së tyre.

Një zyrtare e sigurimit të Kuvendit të Kosovës u ka thënë se nuk mund të futen më thellë, por të qëndrojnë tek një cep i hollit, ku edhe e kanë vendosur një shirit, i cili më parë nuk ka qenë aty, raporton Koha.net.

Atyre po u lejohet të afrohen në holl vetëm në momentin kur mediat hyjnë në transmetim direkt.