Si pasojë e një plumbi qorr që dyshohet se është shkrepur nga rruga “Azem Bejta” në Skenderaj, ka mbetur i plagosur në këmbën e majtë, 14-vjeçari Ednis Vojvoda, raporton KTV.
Ai tregon se rreth orës 19:00, kur ka ndodhur ngjarja, ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë së shokut të tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas mjekimit të parë në Mitrovicë, Ednis Vojvoda është transferuar në Klinikën e Ortopedisë së QKUK-së.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se policia, përveçse ka hapur rastin si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, nuk ka informacione konkrete se kush mund të jetë shkaktar i kësaj plagosjeje.