Një fëmijë në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj është goditur nga një plumb qorr të martën mbrëma.
Policia e Kosovës njofton se fëmija është dërguar në QKUK pasi është plagosur në këmbë.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe njësit policore janë duke hetuar rastin.