Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person në Viti raporton se është qëlluar nga një plumb qorr

Foto ilustrim

Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit të martën, si pasojë e një plage që ka thënë se e ka marrë nga një plumb qorr në Viti. 

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po e heton rastin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Rr. Jeton e Naser Rama , Viti 13.08.2024-07:30.  Viktima mashkull kosovar, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Gjilan  si pasojë e një plage që sipas viktimës e ka marrë nga një plumb qorr që nuk e di nga ka ardhur. Rasti duke u hetuar”, ka njoftuar policia.