Televizioni dhe agjencia Al Jazeera, që emeton programe dhe lajme në disa gjuhë botëre, edhe në ato të Ballkanit, pos në gjuhën shqipe, emisionin e saj të parë televiziv me titull "Alhemija Balkana: Kosovo" (Alkimia e Ballkanit: Kosova) , ia ka kushtuar me simpati kryeqytetit të saj, Prishtinës, transmeton Koha.net.
Emisioni, pos pamjeve televizive, sjell edhe biseda me personalitete e qytetarë të vendit.
e transmeton të plotë këtë emision.
Në emisionin e parë serisë së re "Alhemija Balkana: Kosovo", vërejmë ndryshime të mëdha në kryeqytet, Prishtinë. Për Goran Miliqin, i cili për herë të fundit ka qëndruar në Kosovë para gati 30 vjetësh, dallimet vizuale janë shumë të mëdha. Sikur të mos jetë qyteti i njëjtë – automobila katër herë më shumë, ndërtime gjithandej, në vend të një hoteli të njohur "Grand", tani janë dhjetëra të rinj të kategorisë së lartë. Para hyrja e qytetit është e mbushur me sallone automobilash, qendra tregtare, rrugët janë të mira, Prishtina është vend i kulturuar, i pastër.
Megjithëkëtë, ish-zyrtari politik kosovar, avokati Azem Vllasi, vlerëson se pamja e bukur e jashtme është vetëm “kapital i vdekur” përderisa prodhimi ka pushuar e ndërmarrjet e mëdha nga socializmi nuk janë ripërtërirë e as zëvendësuar me të reja. Nga ana tjetër, kryetari Hashim Thaçi sheh më pozitivisht në të ardhmen për shkak se, sipas mendimit të tij, me sukses ka përfunduar faza kryesore e krijimit të shtetit e së shpejti do të fillojë edhe prosperiteti ekonomik.
Shumë mbresëlënëse është figura e 15 vjeçit Ardian Ruhani, i cili shet kikirikë nëpër rrugët e Prishtinës, por është nxënës i shkëlqyeshëm, futbollist i mirë, me mësimin autodidakt të anglishtes ai tregon dëshirën që të shkojë në Gjermani ose Amerikë. Do të bëhej futbollist, e nëse nuk ia del, do të merrej me biznes. Dhe do ta ndihmonte familjen.
Edhe
300 mijë turistë brenda pesë muajve në Kosovë, shumë prej tyre të keqinformuar nga vendet fqinje
Shfaqet edhe rrëfimi për rezervatin për arinj, shpëtimin e kafshëve fatkëqija të cilat pronarët e restoranteve i kanë mbajtur nëpër kafaze për t’i tërhequr mysafirët. Tani të gjitha janë me përkujdesje, kënaqen në 60 hektarë tokë afër Prishtinës e këtu strehim do të kenë edhe arinjtë nga Shqipëria fqinje.
Për fund e kemi kampionin e violinës të Filarmonisë së Kosovës Visar Kuçi i cili e luajti himnin e Kosovës dhe tregoi se me dijen dhe artin e vet nuk do të mund ta mbante familjen sikur të jetonte vetëm me muzikën klasike.