Në emisionin e radhës 'E njohura e panjohur' që do të shfaqet sonte në KTV, Arianit Koci do të na tregoj se nga 20.000 banorë sa i kishte pas Luftës së Dytë Botërore, Prishtina e pesëfishoi popullsinë deri në fillim të 80-ave.
Kjo ndodhi pasi Prishtina u shpall kryeqytet i Kosovës ne vitin 1947. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore, filloi transformimi i egër i qytezës, që gradualisht po bëhej qytet. Thuaja gjithçka që kishte vlerë historike dhe kombëtare, u rrënua nën pretekstin se do të ndërtohej nje qytet modern.
“Të rrënojmë të vjetrën, për ta ndërtuar të renë” - ishte slogani komunist.
Filloi periudha e ndërtimit të ndërtesave socialiste dhe infrastrukturës rrugore.
Këto dhe më shumë sonte nga ora 21:00 në Kohavision.